Trofeu do të mbetet në shtëpi, amerikanet “pronësojnë” US Openin!

Venus Uilliams mund të jetë kampionia më e vjetër në historinë e Grand Slemeve, por SHBA mund të mburret që tani për një fakt krejtësisht të sigurt. Tenisi amerikan duhet të jetë krenar për vajzat e tij, të cilat “pushtuan” gjysmëfinalet e Çmimit të Madh të Nju Jorkut. Në “Flashing Midous” (Flushing Meadoës), për titullin kampion do të ndeshen pikërisht Venus Uilliams, Sloun Stefens, Medison Kejs dhe Koko Vandevege.

Një gjë e tillë nuk ndodhte që nga viti 1981 në Nju Jork, ndërsa në Australian Open kishte ndodhur për herë të fundit në 1985. Trofeu pra do të mbetet në shtëpi. Uilliams është 37 vjeç, Vandevege është 25, Kejs 22, ndërsa Stefens 23. Venus kaloi çeken Petra Kvitova, Stefens mundi letonezen Sevastova, Kejs mposhti estonezen Kanepi, ndërsa Vandevege u tregua më e fortë se çekja favorite Plishkova. Në gjysmëfinale do të luajnë Uilliams-Stefens dhe Kejs-Vandevege.

Sfidanti.al