Ditët e “Hejselit” janë larg, por jo të zhdukura përfundimisht. Një oficer policie humbi jetën në Bilbao të Spanjës, pas përleshjeve mes huliganëve të Atletikut vendas dhe atyre të Spartakut të Moskës. Gjithçka ndodhi përpara ndeshjes së Ligës së Europës, ndërsa rreth 2 500 tifozë moskovitë kishin udhëtuar për të ndjekur ekipin e tyre.
Huliganët i lëshuan njëri-tjetrit fishekzjarrë, flakadanë dhe shishe prej qelqi, ndërsa policia ndërhyri për të ndaluar konfliktet. U arrestuan pesë tifozë, por më të keqen e pësoi një oficer policie që humbi jetën në spital pasi pësoi atak zemre. Oficeri u godit në fytyrë nga një flakadan.
Huliganët rusë shkaktuan probleme edhe në Euro 2016, duke u përleshur me ata anglezë, ndërsa në vitin 2009, një tifoz francez gjeti vdekjen në Beograd, në një ndeshje të kupave të Europës.
Sfidanti.al