Jemi në kategorinë e tretë, por emocionet nuk mungojnë as këtu, ndonëse mund të jenë negative. Kur flasim për tifozë e sidomos për ultras, e dimë mirë se mund të jesh më i egër duke jetuar në Londër apo Paris, sesa në ndonjë fshat të Shqipërisë, dhe ky është rasti i ultrasve të skuadrës gjermane të Zarbrykenit. Mediat nga Gjermania njoftojnë se disa tifozë të tillë kanë krijuar një varrezë artificiale, pra me kryqe të ngulur në tokë, sikur aty të ketë varre, dhe kjo është bërë pranë stadiumit të Kaizerslauternit, “Becenberg”. Po ashtu, është shkruar “Vdekje për të urryerin FCK”, si dhe “rrënoja dhe hi, Fric Valteri do të turpërohej me ju”. Kaizerslauterni rrezikon të bjerë në kategorinë e katërt, ndërsa dikur ishte ekip që dilte kampion e në finalet e kupave europiane. Drejtuesi i Zarbrykenit, David Fisher, e dënon shakanë makabre: “Më mirë të presim derbin që do të ketë emocione, sesa të kemi të tilla gjëra, ne nuk do të tolerojmë asgjë”.
Sfidanti.al