Solskjer beson se Man. Junajtid do ta fitojë gjysmëfinalen e pestë

Si trajner nuk po arrin ende aty ku ishte si futbollist, por po ndalet në gjysmëfinale. Ole Gunar Solskjeri fitoi Championsin me fanelën e Mançester Junajtidit mbrëmjen e paharruar të Barcelonës ndaj Bajernit në 2009, veçse si teknik i “djajve të kuq” është ndalur gjithnjë në gjysmëfinale. Në Angli apo në Europë është njësoj sepse Junajtidi nuk e ka hedhur dot hapin e fundit deri në ndeshjen për titull, duke u eleminuar 4 herë në gjysmëfinale. Norvegjezi shpreson që kjo të marrë fund këtë herë ndërsa anglezët do të ndeshen me Romën në gjysmëfinalen e Ligës së Europës. Vjet, Man. Junajtidi u mposht nga Sevilja në katërshe, në një ndeshje të vetme të humbur pa e merituar 1-2. “Kur je në katërshe luan ndaj ekipeve të fortë, – thotë Solskjeri, – ne duam që të shkojmë në finale. Kemi mësuar nga humbjet dhe unë e shoh në vendosmërinë dhe mentalitetin e lojtarëve që ne mund t’ia dalim”.

Sfidanti.al