Tifozët e Spanjës nuk kanë frikë nga Brazili: Duam vendin e parë!

Nëse “Furitë e Kuqe” fitojnë ndaj Japonisë dhe dalin në krye të grupit të tyre, ekziston mundësia e madhe që në çerekfinale të ketë përballje me Brazilin. Aspak gjë e lehtë, veçse tifozët e Spanjës nuk e kanë aspak problem diçka të tillë. Sipas sondazheve në të përditshmen “Marka”, 69 për qind e votueseve janë që Spanja të dalë e para, edhe pse në gjysmëfinale mund të kenë një duel “bombë” ndaj Anglisë, Francës ose Argjentinës. Po ashtu, ata duan fitore ndaj Japonisë edhe pse në një nivel më të vogël, 45 për qind, në krahasim me 40 për qind që pranojnë barazimin.

Sfidanti.al