NBA, mos vallë ka ardhur kthesa për kampionët e Golden Stejtit?!

Fitorja në fushën e Minesotës ishte e madhe, 137-114, që bëhet edhe më domethënëse për një ekip që kishte harruar suksesin jashtë fushe këtë sezon. Golden Stejt Uorriorsat janë ende poshtë në renditje, por ndoshta kthesa ka filluar me shkëlqimin e Stefën Kërrit dhe Klej Tompsonit. Kërri shënoi 25 pikë, pati 11 topa në tabela e 8 asistë, Pul shtoi 24 pikë që nga stoli e Drejmond Grini pati 19 pikë e 11 topa në tabela dhe kampionët u dukën të frymëzuar. Klej Tompson shtoi 21 pikë nga ana e tij dhe plot 10 nga 11 basketbollistët e ekipit shënuan kosha. Tompson ishte i saktë për tri pikë e po ashtu në mbrojtje duke marrë notën më të lartë të ndeshjes, 31. Golden Stejti është në vendin e 9-të në Perëndim, me 11 fitore e 10 humbje, ndonëse kampionati këtë sezon duket tepër i ekuilibruar.

Sfidanti.al