Në Gjermania ishte Bibiana Shtajnhauz, “Bibi”, ndërsa në Francë është një tjetër heroinë. Stefani Frapar vendos sot një tjetër rekord pas atyre të vendosur më parë, pasi do të jetë femra e parë që do të arbitrojë një ndeshje të Championsit. Ajo do të zbresë në fushë në Torino, në duelin Juventus-Dinamo Kiev, duke i hapur rrugën vajzave të tjera në një të ardhme aspak të largët. Gjyqtarja 36-vjeçare ka qenë e para femër që ka arbitruar në kampionatin francez, dhe po ashtu e para që ka ndarë drejtësinë në Superkupën e Europës në 2019. Po ashtu, ka debutuar tetorin e kaluar edhe në Ligën e Europës. Siç informojnë mediat, vlerësimet për të kanë qenë të larta, siç ka ndodhur me trajnerin e Liverpulit, Jurgen Klop.
Sfidanti.al