Solskjeri ia del ndaj Guardiolës, por jo kur luajnë në “Old Traford”

Është një nga trajnerët e paktë që ia del të mundë mjeshtrin e “tiki takës”. Edhe pse Ole Gunar Solskjer pranohet gjerësisht si inferior taktikisht dhe për nivelin e futbollit në krahasim me Pep Guardiolën, kjo nuk e ka penguar në duelet direkte. Kjo po diskutohet në Angli ndërsa në 13:30, Mançester Junajtidi pret Mançester Sitin. Norvegjezi ka 4 fitore ndaj katalanasit, po ashtu 1 barazim dhe 3 humbje. Pra, ka bilanc pozitiv, edhe pse ka luajtur në kundësulm dhe e ka mbajtur topin vetëm 32 për qind. Gjithsesi, problemi është se kjo ndeshje e Premier Ligës zhvillohet në “Old Traford”, ku Junajtidi nën drejtimin e Solskjerit ka vetëm 1 fitore në 5 ndeshje të luajtura ndaj Sitit të Pepit. Norvegjezi ende po lufton për të shpëtuar vendin e punës, sepse fitorja 3-0 në fushën e Totenhemit dhe barazimi 2-2 në Itali ndaj Atalantës nuk i kanë fshirë ende kujtimet e katastrofës 0-5 me Liverpulin apo 2-4 me Leisterin.

Sfidanti.al