Konte: Duhet të nisim që të kemi një vizion që të fitojmë!

Triumfi ndaj Viteshes në Europë ishte thjesht një hap i vogël. Për trajnerin e ri të Totenhemit, Antonio Konte, do të duhet të bëhet një punë e madhe që ekipi të jetë ai që dëshirohet dhe që mund të sfidojë me më të mirët. Në pritje të përforcimeve në janar dhe në qershor e më pas, trajneri italian do të duhet të përmirësojë “të korrat” që ka në dispozicion. “Duhet të nisim të kemi një vizion për lojën tonë, – tha ai në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Evertonit në Premier Ligë, – për mua kjo është një sfidë tepër e madhe. Mendoj se klubi ynë ka një vizion të madh jashtë fushe, por duhet ta ketë po kështu edhe në fushë. Unë e di se Totenhemi ka kohë që nuk fiton, por kjo gjë nuk ndryshon në pak ditë, as në pak muaj. Duhet kohë, duhet vizioni i duhur, kjo është gjëja kryesore që ne të fitojmë”.

Sfidanti.al