Ramosi do të kthehet në fushë pas plot … 199 ditësh!

Lajmet ishin që donin t’i jepnin duart, por gjithsesi në “Parkun e Princave” duan që ta provojnë edhe një herë që “makina të ndezë”. Sergio Ramosi ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Paris SG, që nga transferimi i tij në verë prej Realit të Madridit, dhe mendohej që drejtuesit ta prishnin kontratën duke mos pasur më shpresë, por Al Helaifi dhe Leonardo komunikojnë zyrtarisht se qendërmbrojtësi 35-vjeçar do të kthehet në stërvitje me ekipin javën që vjen. Ditën e djeshme u bënë plot 5 muaj që ai ka luajtur ndeshjen e fundit, atë për Realin ndaj Çelsit në gjysmëfinale të Championsit, ndërsa tani data e kthimit është përcaktuar 20 nëntori, në ndeshjen ndaj Nantës në Paris. Kjo do të thotë se ish-kapiteni i Spanjës dhe i Realit, do të mund të kthehet në fushë pas plot 199 ditësh.

Sfidanti.al