Veç Pol Pogbas, edhe një futbollist tjetër i Junajtidit është bërë objekt spekulimesh në media dhe ai është Aleksis Sançez, për të cilin trajneri i “djajve të kuq”, Ole Solskjer, tha se ai është i nevojshëm për ekipin.
“Sançezi është profesionist i madh. Ai punon me zell të madh në stërvitje. Ai është pjesë e jona dhe një futbollist mjaft i mirë. Para dy javësh, ai ishte mbrapa sa i përket fazës stërvitore, por tani ai është shumë afër të tjerëve. Ne nuk kemi shumë opsione në sulm dhe Aleksi do të mund të luajë shumë më tepër sesa deri tani. Unë pres që ai të bëhet më i mirë, sepse ai është një lojtar klasi”, deklaroi trajneri i Junajtidit.
Sfidanti.al