Nuk janë të vetmit, por gjithsesi ia kanë dalë t’i lenë prapa që të gjithë. Dy klubet e qytetit anglez të Mançesterit, Siti e Junajtidi, janë “shkapërderdhësit” më të mëdhenj të parave në futbollin botëror që nga viti 2012 duke kaluar ndjeshëm shifrën e 1 miliardë eurove, por me ta bashkohet edhe Çelsi. Siti ka shpenzimin prej 1.699 miliardë eurosh, ndërsa nga transferimi i lojtarëve ka fituar 715 milionë. Junajtidi ka 1.545 miliardë euro shpenzime për blerje, dhe 470 milionë euro përfitim nga transferimet në dalje. Blutë e Londrës janë në nivelin 1.614 miliardë euro të shpenzuara, por edhe 1.2 miliardë të fituara, dhe këtu është diferenca mes klubeve.
Shpenzues të mëdhenj Paris SG (1.445 miliardë euro në dalje, 504 milionë në hyrje), Barcelona (1.630-980), Arsenali (1.029-446) apo Juventusi (1.542-981). Disa klube kanë pasur më shumë kujdes si Bajerni, që ka shpenzuar 815 milionë euro dhe ka fituar 452 milionë, apo Liverpuli që ka shpenzuar 1.128 miliardë dhe ka fituar 781 milionë.
Sfidanti.al