Në Angli po sulmojnë VAR-in pasi Man. Junajtidi u eleminua nga Kupa!

Për çfarë duhet teknologjia kur përfundimi është i tillë? Kështu pyesin mediat dhe analistët në Angli pasi goli i shënuar nga Midëllsbrou ndaj Mançester Junajtidit u quajt i rregullt duke kontribuuar në eleminimin e vendasve në Kupën e Anglisë. Dankën Uatmor e preku topin me dorë (në foto) në aksionin e golit të barazimit të Boros në 64’, dhe arbitri u këshillua ma VAR-in, i cili dha këshillën që ta lejonte rrjetën. Pas kësaj, goli u quajt i rregullt nga arbitri Entoni Tejlër me arsyetimin se Uatmori nuk e preku topin me dashje, sepse fillimisht sfera bëri rikoshetë në trupin e tij. Shumë tifozë, njerëz publikë dhe analistë si Rio Ferdinand apo Roi Kin thanë se vendimi ishte i gabuar, edhe pse fajësuan Junajtidin për eleminimin.

Sfidanti.al