Dy skuadra ishullore sërish në garë për titull mund të jetë skenari i sezonit. Ashtu siç ndodhi në 2019 me Liverpulin e Totenhemin dhe në 2021 me Çelsin e Mançester Sitin. Analisti anglez, Mark Lorenson, ish-yll i Liverpulit thotë se 4 skuadrat angleze kanë mundësi të ecin përpara sërish këtë edicion, pra edhe Siti, Çelsi, Liverpuli, madje edhe Man. Junajtidi. “Jam i bindur se askush nuk dëshiron të luajë ndaj tyre, – tha ai, – një finale krejtësisht angleze mund të ndodhë, por rrugës ka ekipe si Bajerni i Mynihut apo si Paris SG. Mendoj se edhe Reali i Madridit mund të futet në këtë kategori”.
Sfidanti.al