Shifra e çmendur që fiton Cristiano Ronaldo

Që në fillim u spekulua për paratë që do të marrë Cristiano Ronaldo për kalimin te Al Nasr dhe ende ka informacione të pakonfirmuara se nënshkrimi i tij në kontratë kap vlerën e 200 milionë eurove. Plus bonuse! Çfarë do të thotë në praktikë të fitosh 200 milionë euro në vit? Portugezi do të arkëtojë 16.67 milionë euro në muaj. Domethënë 555 555 euro në ditë. Ose, 23,150 euro në orë, 386 euro çdo minutë dhe 6.5 euro në sekondë. Po të kemi parasysh se fle tetë orë, në atë periudhë fiton 182 mijë euro, praktikisht sa vlera e dy apartamenteve në Tiranë.

sfidanti.al