Shalke 04 e ka të qartë sesi do të jetë e ardhmja e Leon Goretskës, i cili është vënë në qendër te vëmendjes së shumë klubeve evropiane mes të cilave është edhe Barcelona. Futbollistit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, por disa prej skuadrave e dëshirojnë shërbimin e tij që në muajin janar që është mënyra nga e cila Shalke mund të përfitojë të ardhura nga shitja e tij duke qenë se në qershor ai Goretzka do të jetë krejtësisht i lirë për të bërë zgjedhjen e tij. Por te Shalke nuk duan që të privohen prej tij që në muajin janar.
Drejtuesit e klubit gjerman për të përditshmen gjermane ‘Bild’ bënë të ditur se i kishin bërë të qartë futbiollistit të rinovojë me klubin ose përndryshe do të qëndrojë te Shalke deri në qershorin e 2018. Kjo do të thotë se as Bajerni i Mynihut dhe as Barcelona nuk do të mund ta blejnë lojtarën në merkaton dimërore. ‘Për ne kanë ekzistuar 2 mundësi; ose Goretzka të rinovojë, ose të qëndrojë këtu deri në mbylljen e kontratës. Në asnjë moment nuk e kemi marrë parasysh mundësinë ta shesim përpara kohe kartonin e tij-tha Kristian Hajdël, Drejtori i Përgjithshëm i Shalkes për të ardhmen e futbollistit të përfaqësueses gjermane.
Sfidanti.al