Sporti rrit armiqësinë ndaj Tramp; ekipet e NBA bojkotojnë hotelet e presidentit te SHBA

Donald Tramp vazhdon të rrisë numrin e ‘armiqve’ në botën sportive në SHBA. Përpara se të merrte detyrën e presidentit të vendit, kreu i Shtëpisë së Bardhë, krenohej shumë me faktin se në shumë hotele të tij, klientela ishte e krijuar nga ekipet e kampionatit amerikan të basketbollit, NBA. Një situatë  kjo që mesa duket ka ndryshuar në mënyrë radikale. Të paktën kjo është ajo që rezulton nga sondazhi i kryer nga ‘Washington Post’ sipas të cilit vetëm Nju Orlins Pelikans ka refuzuar të marrë pjesë në të.

Të 29 skuadrat e tjera kanë deklaruar se nuk janë akomoduar më në hotelet që janë në pronësi të Tramp, që nga moment kur ky t fundit mpori detyrën e kreut të shtetit. Një ndër hotelet e Tramp që është prekur më shumë nga ky bojkot është ‘SoHo Hotel’ në Nju Jork që ishte vendi më i kërkuar nga skuadrat e NBA që vinin në këtë qytet për të zhvilluar ndeshjet me Knicks dhe Nets. Rënia e klientelës sportive në hotelet që janë në pronësi të presidentit të SHBA ka nisur që në vityin 2015 kur Tramp komunikoi se vuri kandidaturën e tij për në Shtëpinë e Bardhë. Por ky bojkot shkon përtej NBA, nga 123 skuadrat e Ligave të Mëdha që morën pjesë në sondazhin e ‘Washington Post’, 106 prej tyre kanë deklaruar se tashmë nuk akomodohen më në hotelet e presidentit Tramp

Sfidanti.al