Agjenti i tij, Zhorge Mendes, i bëri komplimentin e parë dhe më të madh, “Kristiano është më i madhi i të gjitha kohëve”. Kampionati ku luan, Seria A, bashkë me Juventusin, e ndihmuan në sedrën e prekur, dhe e hëna ishte një ditë jo edhe aq e keqe për Ronaldon. Superylli portugez fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të Serisë A për këtë vit, në të njëjtën kohë që Lionel Mesi merrte Topin e gjashtë të Artë në Paris.
“Jam i lumtur për këtë fitore, – u shpreh ai duke folur në italisht, – po provoj të flas në gjuhën e vendit. Jam i kënaqur pasi kampionati italian është shumë i vështirë. Falenderoj Juventusin dhe ata që më votuan. Vitin tjetër do të përpiqem të fitoj përsëri”. Edhe drejtuesi i Juves, Paratiçi, deklaroi se “Ronaldo meritonte Topin e Artë”, ndërsa Miralem Pjaniç u shpreh se “Kristiano nuk është mësuar me vendin e tretë (në renditjen Topit të Artë)”.
Sfidanti.al