Salah mbush “gjysmë shekulli, 50 gola në veç 65 ndeshje!

Ritmin e ka afërsisht si Mesi apo si Ronaldo më i mirë. Me 50 gola në vetëm 65 ndeshje, Mohamed Salah është padyshim një nga lojtarët ofensivë më të mirë tani për tani, madje ndër më të mirët në histori. Ndaj Crvena Zvezdës në Champions, sulmuesi egjiptian realizoi dy herë, fillimisht falë aftësive të tij të njohura, dhe së dyti me penallti.

“Kush? Kush?”, – ishin fjalët e tij për gazetarët, në një reagim ironik pas kritikave të mëparshme se ai nuk ishte në formë. “Tashmë, Salah i ka dhënë fund debatit nëse ai është apo jo në formë”, – u shpreh trajneri Klop, pas ndeshjes me serbët. Tifozët duhet të kenë mbetur të lumtur, pasi në formë ishte jo vetëm Salah, por ishin edhe partnerët e tij Firmino e Mane.

Me mesataren 0.77 gola për ndeshje, numri 11 është në nivele tepër të larta tek Liverpuli. Gazeta “Deili Meil” i bëri një “radiografi” mënyrës së shënimit të tij dhe nxorri se 39 herë ka shënuar me të majtën, 9 herë me të djathtën dhe 2 herë me kokë. Vetëm dy gola janë me penallti, tregues tjetër i aftësisë së Mohamed Salahut.

Sfidanti.al