Filip Lahm: 50 000 euro gjobë tek Bajerni, investim i mirë!

Nuk është se i ka qëlluar shpesh, por futbollisti profesionist është si nxënësi që, quhet i mirë nëse provon çdo lloj note. Edhe Filip Lahmi ka provuar çdo “notë” tek Bajerni, edhe pse shumica e tyre ishin “10-ta me yll” (apo “5-sa me yll”, siç po kthehen sërish sot). Sot, në moshën 34-vjeçare, dhe me statusin e “pensionistit” të futbollit, Lahm kujton një “notë negative”, një gjobë prej 50 000 eurosh që iu vendos nga drejtuesit bavarezë, dikur ndërsa ishte ende lojtar aktiv. “Ajo gjobë prej 50 000 eurosh ishte një investim i mirë për mua”, – shprehet ish-kapiteni, i cili nxorri mësime pas atij ndëshkimi duke u bërë edhe më i mirë.

Sfidanti.al