Salah dhe Mane, kur kërkon 400 000 paundë në javë largohesh nga Liverpuli!

I dyti tashmë i ka bërë gati valixhet dhe tek Bajerni ka gjetur një rrogë që i afrohet shumë asaj që kërkoi në “Anfild”. Sadio Mane do të fitojë 360 000 paundë stërlina në javë në Mynih, nëse e konsideron në paratë britanike, apo 420 000 euro në javë nëse kalon në “Zonën Euro”. Sulmuesi nga Senegali do të fitojë një pasuri të vërtetë në “Zebener Shtrase”, që arrin në rreth 21 milionë euro në sezon pa zbritur taksat. Liverpuli refuzoi t’ia jepte këto para, jo sepse nuk kishte dëshirë, por sepse drejtuesit amerikanë vendosën se ishte me rrezik për ekuilibrin financiar të klubit. Mane kërkoi tek të kuqtë 400 000 paundë stërlina në javë, që do të thotë mbi 24 milionë euro në sezon. Në këtë rrugë ka hyrë edhe Mohamed Salah që ka kërkuar gjithashtu 400 000 paundë stërlina në javë, dhe që Liverpuli nuk ka dëshirë t’ia japë. Kjo do të thotë se egjiptiani mund të largohet verën e ardhshme me parametër zero.

Sfidanti.al