Sa pak tifoz anglez është Bekami, dëgjoni parashikimin për finalen!

Vetë nuk arriti kurrë ta fitonte një Kupë Bote. Dejvid Bekam, përtej klasit të tij dhe të skuadrave të Anglisë, për të cilat luajti, mbeti larg trofeut, madje pa arritur as në gjysmëfinale. Gjithsesi, futbollisti ndoshta më mediatik i të gjitha kohëve mbetet me besim tek atdheu i tij, dhe bën një parashikim i pyetur gjatë një turneu për promovimin e futbollit në kryeqytetin e Kinës, Pekin.

“Dakord, kjo është një pyetje vërtet shumë e vështirë, – tha ai, – Dy më të mirat në finale do të jenë Argjentina dhe Anglia”. Bekam pranoi se parashikimi i tij mund të quhet disi i njëanshëm, pasi ai është një anglez dhe dëshiron fitoren e kombëtares së vendit të tij.

Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte një nga klasiket e mëdha të futbollit botëror, me dy skuadrat që janë ndeshur disa herë në Kupat e Botës, dhe që kanë pasur armiqësi mes tyre për shkak të ishujve Malvine. Bekam është përballur dy herë me Argjentinën, duke shënuar edhe gol, dhe duke provuar të dy llojet e fatit. Anglezi 43-vjeçar është një nga ambasadorët më të rëndësishëm të sportit në planet, dhe merr pjesë vazhdimisht nëpër aktivitete në të gjithë rruzullin.

Sfidanti.al