Ronaldo sheh “ëndrrat e 1001 netëve”: Liga saudite shpejt mes 5 të parave në Botë!

Transferimi i tij në Arabinë Saudite në fillim të këtij viti, ishte një nga më të bujshmit, më të kushtueshmit dhe më të përfolurit në historinë e futbollit. Por aventura e parë te skuadra e Al Nasër, nuk shkoi siç e kishte parashikuar ylli portugez, pronarët sheikë të klubit që paguan shifën marramendëse dhe tifozët. Pavarësisht 14 golave të shënuar, Kristiano Ronaldo nuk arriti të fitonte asnjë trofe në tokën arabe.

“Gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç do të donim apo ëndërronim, – pranoi CR7, – Ndonjëherë duhet të jemi të durueshëm, të qëndrueshëm dhe këmbëngulës për të arritur qëllimet tona. Mendoj se ekipi është bërë shumë më i fortë në pesë muajt e fundit, si dhe vetë liga dhe ekipet e tjera. Shpresoja të fitoja diçka këtë sezon, por nuk e bëmë. Por unë jam vërtet pozitiv dhe jam i sigurt se gjithçka do të ndryshojë dhe do të shkojë në një drejtim më të mirë. Le të besojmë në të dhe të punojmë për të”

Pavarësisht zhgënjimit, sulmuesi portugez ka hedhur poshtë zërat e merkatos, duke shprehur dështirën për të vazhduar me Al Nasër. “Unë mendoj se ka gjëra të tjera të vogla që duhet të përmirësohen, – theksoi ai, – Por unë jam i lumtur këtu, dua të qëndroj këtu, do të qëndroj këtu. Sipas mendimit tim, nëse ata vazhdojnë të bëjnë punën që duan të bëjnë këtu për të ardhmen. pesë vjet, mendoj se liga saudite mund të jetë një nga pesë ligat më të mira në botë”. Kristiano Ronaldo u transferua te Al Nasri, duke firmosur një kontratë për dy sezone me vlerën 200 milion euro.

Sfidanti.al