Ibrahimoviç largohet nga Milani, por nuk e mbyll me futbollin

Legjenda suedeze mund të jetë 41 vjeç, por mendjen e ka ende tek topi. Zllatan Ibrahimoviç vërtet e ka mbyllur etapën e tij tek Milani, për të cilin kohët e fundit nuk luajti dot për shkak se ishte i dëmtuar, por karrierën do ta vazhdojë. “Unë jam si bombë dhe bombat shpërthejnë, kjo do të thotë se duhet të gjej ekuilibrin në futboll, ashtu si edhe në jetë, – ishin fjalët e tij për “La Gazeta delo Sportin”, – nuk mendoj për ta lënë futbollin, këtë e kam mendim shumë të qartë”. Pritet që ai të përshëndetet nga tifozët në ndeshjen e Milanit me Veronën, në javën e fundit të Serisë A.

Sfidanti.al