Ronaldo përshkruan Salahun: Unë jam i gjatë, ai pak si i shkurtër

Këtë herë nuk ka qenë edhe aq me të keq, por as humori nuk e shpëton Kristiano Ronaldon. Golshënuesi kryesor i Realit po krahasohet në prag të finales së Champonsit, me yllin kryesor të Liverpulit, Mohamed Salahun. Portugezi, i njohur për vlerësimin e madh për vetveten, nuk u përmbajt as këtë herë.

“Unë jam shtatlartë, ndërsa ai është pak si i shkurtër, – deklaroi numri 7, – ai luan me të majtën, unë me të djathtën. Njerëzit kanë dëshirë të më krahasojnë me lojtarë të tjerë, por unë jam i ndryshëm nga të tjerët, po ashtu edhe Salah”. “Gjithsesi, mund të them se ka pasur një sezon të shkëlqyer, por le të presim të shtunën”, – përfundoi Kristano.

Sfidanti.al