Rej Manaj kalon izolimin tek Barcelona me … sultjash!

Shpresa e madhe është të ndihmojë ekipin për t’u ngjitur në Ligën Segunda, pra për t’u kthyer aty ku ishte me Albaseten. Rej Manaj ia ka dalë të luajë 6 ndeshje në fazën e dytë tek Barcelona B, duke qenë titullar, e duke shënuar një gol fitoreje, ndërsa në kohën e izolimit ka qenë i detyruar të përshtatet si të gjithë. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, dha një intervistë për faqen zyrtare të klubit katalanas, duke treguar se ka qenë e vështirë, ndërsa ka komunikuar me njerëzit dhe miqtë në Shqipëri. “Atje është kaluar më lehtë se në Spanjë, – thotë Manaj, – por, mbyllja u bë më shumë për kujdes”. Ndër kënaqësitë e tij ushqimore, gjatë karantinës, është edhe një pjatë që gazetari e quan “tradicionale shqiptare”, dhe që është sultjashi.

Sfidanti.al