NBA rikthehet në mes të korrikut? Do të luhet vetëm në Disney World.

NBA po punon për rifillimin e sezonit, që është ndërpretë që nga 11 marsi. Ndërsa skuadrat presin që në 1 qershor të marrin protokollin e stërvitjeve, drejtuesit e Ligës Amerikane të Basketbollit po punojnë për gjetjen e një date për rifillimin e kampionatit që me shumë gjasa do të jetë në mesin e muajit korrik.

Ideja e krijuar është që ndeshjet e mbetura të sezonit të luhen në një qytet të vetëm dhe sipas medias amerikane më i preferuari është Disney World, ndërkohë që kandidatë për pritjen e ndeshjeve të kampionatit kanë qenë edhe Las Vegasi dhe Houstoni.

Gjithnja sipas medias amerikane faktori vendimtar për përzgjedhjen e Walt Disney World Resort si vendi që do të presë ndeshjet e mbetura të sezonit është raporti i mirë që ekziston mes NBA dhe Walt Disney. Kësaj i shtohet edhe afrimiteti mes dy drejtuesve më të lartë të tyre Adam Silver dhe Bon Iger, me këtë të fundit që në 17 prill ishte i pranishëm në mbledhjen e fundit të Board of Governors NBA.

Sfidanti.al