Pse, vetëm Ramos del kampion bote? E bën edhe kali i tij!

Dikur Sër Aleks Ferguson u bë edhe më i famshëm sesa ishte, me gjyqin ndaj presidentit të Mançester Junajtiditi, për hir të një … kali! Sot, Sergio Ramos bëhet edhe më i famshëm sesa është sërish për hir të kafshës fisnike. Kapiteni i Spanjës mungoi në miqësoren e kombëtares së tij ndaj Bosnjë-Hercegovinës për shkak dëmtimi, dhe e shfrytëzoi kohën e lirë për të ndjekur garën e kalit të tij në Kupën e Botës.

Kafsha elegante, e quajtur “Hukatan de Ramos” (Jucatan de Ramos) e fitoi garën dhe u shpall kampion i botës. Kali u barazua me të zotin, ndërsa Sergio Ramosi doli kampion i botës me Spanjën në vitin 2010, pas finales dramatike në Afrikën e Jugut, ndaj Holandës.

Sfidanti.al