Emri i tij do të shkruhet me shkronja të mëdha kur të rrëfehet historia e skuadrës së “kangurëve” që arriti të krijonte një traditë më të fuqishme në kupat e botës. Australia u kualifikua për në Botëror për herë të pestë radhazi, falë suksesit me penallti ndaj Perusë në Katar. Heroi ishte portieri rezervë, Endrju Redmejn, që priti një 11-metërsh duke përcaktuar kalimin në fazën finale. Redmejni u hodh në fushë gjatë kohës shtesë pasi 90 minutat përfunduan 0-0. Edhe 30 minuta shtesë përfunduan po kështu. Zëvendësimi i kryer nga trajneri Graham Arnold doli i suksesshëm, duke treguar se jo gjithmonë zëvendësime të tilla dështojnë. Një dështim i tillë u ndodhi dy lojtarëve të Anglisë në Euro 2020, në finalen ndaj Italisë (Saka e Rashford) që i humbën gjuajtjet e tyre të penalltive. Po kështu, dështoi zëvendësimi i bërë nga trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, në finalen e Kupës së Ligës në Angli (Karabao). Portieri Kepa nuk priti dot asnjë 11-metërsh, madje humbi edhe penalltinë e gjuajtur nga vetë ai.
Sfidanti.al