NBA, dështon Kërri, por Golden Stejti është vetëm një hap larg titullit

Një ndeshje e vështirë u arrit të fitohej dhe shpresa është për të shtuar lavdinë. Golden Stejt Uorriors është një nga skuadrat me emrin e madh në NBA, dhe suksesi 104-94 ndaj Bostonit në San Francisko e afroi me titullin e 7-të në histori. Kjo do të thotë se mund të lihet prapa Çikago Bulls e Majkëll Xhordanit, dhe vetëm 2 ekipe të kenë më shumë tituj sesa kalifornianët, Boston Sëlltiks dhe Los Anxhelos Lejkërs me nga 17. Uorriorsët ia dolën edhe pse Stef Kërri gaboi shumë dhe nuk realizoi asnjë kosh me vlerë 3-pikëshe. Ishte Endrju Uigins që bëri diferencën me 26 pikë e 13 topa në tabela, ndërsa Tompson shtoi 21 pikë. Bostoni e humbi topin 18 herë dhe humbi 10 gjuajtje të lira, ndoshta për shkak të presionit të madh. Ndeshja e radhës luhet në Boston.

Sfidanti.al