Pasi “ia plasi shpirtin” trajnerit të tij (tashmë një “ish”) dhe pasi u tall në rrjetet sociale pas shkarkimit të tij, disa “sirena” ikanë fryrë në vesh Pol Pogbasë që të flasë mirë për Zhoze Murinjon. “Jo gjithçka shkoi mirë, por në përgjithësi gjërat shkuan mirë, – u shpreh francezi ndërsa intervistohej pas fitores 5-1 në Kardif, – Murinjo më ndihmoi që të përmirësohesha si lojtar dhe si njeri”.
Sa larg këto fjalë nga realiteti që dëmtoi në radhë të parë Mançester Junajtidin. Natyrisht, Murinjo pati rolin e tij negativ në këtë sherr, por jo më kot shumë nga ish-yjet e Junajtidit dhe mjaft analistë fajësuan edhe lojtarët, në radhë të parë Pogbanë. Francezi është, padyshim, një talent imadh, dhe në moshën 25-vjeçare ka fituar jo pak trofe, veçse është ende larg mjeshtrit Murinjo. Portugezi ka 25 tituj në krahasim me 11 të mesfushorit, dhe kjo tregon se futbolli, deri tani, e ka dhënë verdiktin e tij.
Sfidanti.al