Plot 66 milionë euro për të kthyer djalin në shtëpi, Saga “Kosta” përfundoi!

Paratë nuk do të paguhen tani, por verën e ardhshme. Sërish kjo nuk prish asnjë punë (ashtu si rasti Mbape tek PSG), pasi Saga “Diego Kosta” përfundoi. Historia më e gjatë dhe më problematike e verës u mbyll me largimin e sulmuesit braziliano-spanjoll nga Çelsi dhe me rikthimin e tij në shtëpi, tek Atletiko. Klubi spanjoll e uroi në rrjetet sociale, ndërsa trajneri i bluve, Antonio Kosta, i uroi sukses në karrierë duke theksuar se nuk ka asnjë problem me Kostën.

Sulmuesi do të stërvitet me Atletikon deri në 1 janar, kur do të jetë i lejuar për të luajtur, pas përfundimit të dënimit nga ana e FIFA-s për të mos bërë transferime. Trajneri Diego Pablo Simeone tashmë do të ketë një repart sulmues më të fortë, do të ketë një futbollist që e njeh, ndërsa Atletiko ka mundësi të “forcojë” muskujt për të bërë blerje të tilla. Ndërtimi i stadiumit “Uanda Metropolitano” e tregon më së miri ndryshimin e modës në Madrid. Ai është huazuar për momentin nga klubi anglez, ndërsa në verë do të paguhen 66 milionë euro për kartonin e tij.

Sfidanti.al