Neymar-Mbappe? Robben ‘i injoron’: Paraja nuk shënon gola

Bayerni i Mynihut këtë mesjavë do të përballet me Paris Saint Germain që ka krijuar  sulm të rrezikshëm me Neymar, Mbappe dhe Cavanin. Por duket se kjo nuk i bën shumë përshtypje Arjen Robben me holandezin që shprehet i bindur se skuadra e tij do të bëjë mirë kundër parizienëve

‘Paraja nuk shënon gola-u shpreh Robben-ajo që ka më shumë vlera është cilësia e lojtarëve në fushën e lojës dhe sjellja e ekipit. Jo gjithcka përqendrohet tek vetëm një futbollist i vetëm’. Një deklaratë kjo që është pak a shumë në një linjë edhe me atë të Karl Heinz Rummenigge i cili më parë ishte shprehur: ‘Neymar, Cavani e Mbappe, PSG me siguri ka në përbërje futbollistë të një klasi të lartë botëror, por ne kemi shumë eksperiencë’. Do të jetë fusha e lojës ajo që do të tregojë se kush ka të drejtë Robben e Rummenigge apo Paris Saint Germain me blerjet marramendëse të tij.

Sfidanti.al