NBA, Popovich shpërthen kundër Trump: Vendi ynë, turp për botën

Prej ditësh  kanë shpërthyer polemikat mes sportistëve amerikanë dhe presidentit Donald Trump për fyerjet e këtij të fundit në drejtim të lojtarëve të National Football League një pjesë e të cilëve kanë protestuar vazhdimisht kundër racizmit. Një prej personaliteteve më të forta që janë shprehur në lidhje me këtë temë ishte trajneri i San Antonio Spurs, Gregg Popovich i cili edhe më parë ka kritikuar ashpër kreun e Shtëpisë së Bardhë. ‘Vendi ynë është një turp për botën-tha Popovich kur u pyet ne lidhje me me atë cfarë po ndodh-ky individ(Donald Trump) kujton se  njerëzit luajnë kundër flamurit të vendit. Kemi 2 opsione; ose t’i biem murit me kokë për shkak të drejtimit të tij ose të themi hapur se institucionet dhe njerëzit kanë më shumë rëndësi’

Reagimi i Popovich, ashtu sikurse edhe e sportistëve të tjerë erdhi vetëm pak ditë pas fjalimit të Trump i cili theksoi se ‘dëshironte që t’i shihte të përjashtuar nga ekipet ata qen bir qenësh që ulen në gjunjë ndërsa ekzekutohet himni’ duke iu referuar lojtarëve të NFL.  ‘Jetoj në këtë vend dhe kam të drejtë të them atë që mendoj-vijoi Popovich-racizmi shfaqet gjithnjë dhe nuk ka asnjë përfitim nëse nuk flitet për këtë fenomen. Dikush edhe mund të bezdiset nga kjo temë, por duhet diskutuar. Kjo vlen edhe për të drejtat e homoseksualëve, grave . Janë tema që shqetësojnë kryesisht të bardhët, pasi ne jemi shumë komodë në sitatën tonë. Kur lind i bardhë gëzon privilegje nga sistemi dhe që janë cimentuar gjatë qindra viteve dhe shumë njerëz nuk e shohin’.

Sfidanti.al