Atentati në Barcelonë, Rakitic: Bashkëshortja ime na shpëtoi..

Ivan Rakitic i shpëtoi atentatit të ndodhur përpara një muaji në Barcelonë, falë bashkëshortes së tij. Mesfushori i klubit katalanas, e rrëfeu këtë në një intervistë për median kroate  ku tregoi cfarë i ndodhi në muajin gusht.

‘Isha pranë qendrës së Barcelonës së bashku me familjen time dhe po i drejtoheshim vendit ku ndodhi sulmi-rrëfehet Rakitic-unë personalisht doja të shkoja në La Rambla, por gruaja ime më tha se ishte një ditë e bukur dhe ndoshta do të ishte më mirë të shkonim në park me vajzat. Falë Zotit e dëgjova, ishim vetëm 3-4 minuta larg vendit ku ndodhi  ngjarja e tmerrshme. U ulëm në makinë dhe po i drejtoheshim shtëpisë kur mora telefonata  nga familja e miqtë tanë për të ditur se si ishim. Sulmi ndodhi pikërisht në atë moment’.

Sfidanti.al