Personazhi televiziv dënohet përjetë nga Dortmundi

Ndoshta nuk e kishte menduar kështu dhe thjesht po bënte një shaka. Një personazh televiziv, që në anglisht dhe italisht e quajnë kabaretist, me emrin Sebastian Pufpaf, kurdisi një “rreng” për Borusian e Dortmundit. Duke qenë se ngjan me trajnerin Marko Roze, ai u maskua dhe mbërriti deri në dhomën e zhveshjes së skuadrës duke i dhënë nxitje sikur të ishte trajneri. Gjithsesi, klubi gjerman nuk e priti mirë këtë gjë duke vendosur që ta përjashtojë për jetë nga stadiumi “Signal Iduna Park”. Një shaka që vërtet po kushton shumë shtrenjtë.

Sfidanti.al