Erdhi në turneun e madh i dëmtuar dhe pagoi pasojat. Me shëndetin nuk mund të luftohet dhe Rafael Nadal e kuptoi mirë kur u mund në ndeshjen e dytë në grup në Finalet Masters ATP në Londër. Gjermani me origjinë ruse, Aleksandër Zverev e mundi fare lehtë, 2-0 me sete, dhe me rezultatin e tyre 6-2 e 6-4, duke treguar se ndoshta epoka e artë e spanjollit po vjen drejt fundit. Ndoshta ishte thjesht pasojë e dëmtimit, dhe Nadali nuk pati asnjë shans, ndërsa që pas fitores në US Open nuk ka qenë shumë aktiv. Kjo humbje bën që Novak Gjokoviç të ketë shpresë ta kalojë në renditjen botërore, pra të jetë sërish numri 1 i botës. Disfata e Nadalit në Londër erdhi pas asaj të Rozher Federerit ndaj austriakut Tim, me 38-vjeçarin që po ndjen vështirësi të mbajë ritmin e lartë që kërkohet.
Sfidanti.al