“Llogaritari” Guardiola, duhen 110 milionë për të ndjekur Liverpulin

Mund të ketë skuadrën më të shtrenjtë në botë, por sërish mund t’i duket se nuk ka aq sa duhet. Pep Guardiola u gdhi me makinë llogaritëse një ditë pas humbjes me Liverpulin, dhe kalkuloi se çfarë duhet të bëjë që Mançester Siti të mos mbetet edhe më prapa në garën për titull. Katalanasi arriti në një përfundim që duhen përforcime.

Mediat britanike shkruajnë se Pepi do të shpenzojë 100 milionë paundë stërlina (më shumë se 110 milionë euro) për të sjellë lojtarë të rinj. Synimi kryesor është një mbrojtës i ri qendre, që do të zëvendësojë ish-kapitenin Vinsent Kompani. Shqetësimi i dytë ka të bëjë me një pasardhës për David Silvën që do të largohet në fund të sezonit, ndërsa përforcimi i tretë duhet të jetë në sulm, duke menduar se Kun Aguero nuk mund të vazhdojë gjatë në formën maksimale. Siti është 9 pikë prapa Liverpulit në Premier, dhe duket se nuk do ta mbrojë dot titullin e fituar dy herë radhazi.

Sfidanti.al