Për Lukakun, aventura e dytë tek Çelsi është një tmerr pa fund

Nuk ishte aspak në terezi as përpara sesa ta jepte intervistën në dhjetor të vitit të kaluar, por që pas asaj dite situata u bë edhe më e keqe. Romelu Lukaku, blerja rekordmene e Çelsit me 115 milionë euro, po kalon një periudhë prej Ferri në Londër, dhe dy rastet e pastra të humbura në ndeshjen e Championsit ndaj Realit ishin mishërimi më i mirë i momentit negativ të sulmuesit belg. Sidomos, rasti i dytë i humbur nga 6 metra larg ishte i pabesueshëm. Me gjasë, Lukaku ka humbur besimin tek vetja, ndonëse humbja e Çelsit 1-3 në “Stemford Brixh” nuk ishte thjesht për shkak të ish-sulmuesit të Interit. Gabimet e mbrojtjes, mesfushës dhe portierit Mendi ndihmuan që Karim Benzema të shkëlqente me 3 gola.

Sfidanti.al