Milani synon titullin, por çfarë sulmuesish do të ketë vitin e ardhshëm?!

I vetmi i sigurt është Olivie Zhiru, ndërsa Leao nuk mund të cilësohet si një qendërsulmues i vërtetë. Tek Milani ka 3 të tillë dhe këta janë Zllatan Ibrahimoviç, Olivie Zhiru dhe kroati Ante Rebiç. Ky i fundit mundet edhe të largohet, ndërsa në moshën 28-vjeçare nuk po gjen hapësirat e duhura për të luajtur. Ibra nga ana tjetër ka dëshirë që të vazhdojë, por dëmtimet nuk po e lenë të qetë dhe mosha do të jetë 41 vjeç sezonin e ardhshëm. Suedezi ende nuk ka marrë një vendim dhe rinovimi ende nuk duket në “horizont”. Mbetet Zhiru, i cili gjithashtu është i vjetër, 35 vjeç, por duket tepër i ri në krahasim me Zllatanin. Ndaj Torinos sot pritet që qendërsulmuesi francez të nisë ndeshjen e 13-të radhazi si titullar, duke e treguar gjithë vlerën që ka për trajnerin Stefano Pioli. Ai mbetet siguria edhe për vitin e ardhshëm.

Sfidanti.al