Olimpiada sërish në rrezik, luhet “macja me miun” me koronavirusin!

Lojërat Olimpike Tokio 2020, të planifikuara të nisin pas tri ditësh, janë në rrezik prej infektimeve të shumta, mes tyre edhe sportistët e pranishëm në Fshatin Olimpik. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 9 persona të tjerë duke e çuar kështu numrin e të prekurëve në 67. Së fundmi në konferencë për mediet foli kreu i Komitetit Organizativ, Toshiro Muto, i cili shtoi edhe më shumë frikën për anulimin e mundshëm të evenimentit, që do duhej të ishte organizuar vitin e shkuar.

I pyetur nëse ka shanse që Lojërat të anulohen edhe në momentin e fundit para nisjes, ai u shpreh se nuk mund të parashikojnë çfarë do ndodhë me infektimet, kështu që do vazhdojmë të vëzhgojmë situatën dhe se nëse rastet me koronavirus rriten atëherë nuk përjashtohet mundësia që ata të shtyhen. Lojërat Olimpike do të startojnë ditën e premte, por duke parë këtë situatë nuk përjashtohet që këto lojëra të shtyhyen sërish. Më shumë se 85 për qind e personave që jetojnë në Fshatin Olimpik janë të vaksinuar, por disa variante të koronavirusit kanë treguar aftësi për të infektuar  përsëri pavarsisht vaksinës që ata kanë marrë. Japonia po përjeton një situatë aspak të mirë përsa i përket rasteve ditore, pasi në javët e fundit ka pësuar edhe dyfishim të rasteve.

Sfidanti.al