Sezonin e kaluar ishte një nga sulmuesit më të mirë në Europë, duke e vërtetuar këtë me gola. Sebastian Haler u bë “maja e shpatës” së Ajaksit të Amsterdamit në Champions dhe në Eredivizien holandeze duke shkëlqyer si pak të tjerë. Tashmë, ai do të ketë një fanelë të re, atë të Borusias së Dortmundit. Gjermanët do të paguajnë 31 milionë euro, plus pagesa të tjera në bazë të klauzolave në kontratë. Në 8 ose 9 korrik, sulmuesi do të bashkohet me Dortmundin në fazë përgatitore, ndërsa cilësohet si pasardhësi i Erling Halandit që shkoi tek Mançester Sit. Në “Signal Iduna Park” arriti më herët sulmuesi tjetër, Karim Adejemi.
Sfidanti.al