I rreshtoi dy deri tani dhe shpreson të fitojë të tjera. Ky është realiteti për notarin amerikan Kaleb Dresel, i cili triumfoi në garën klasike të 100 metrave stil i lirë duke marrë medaljen e artë me kohën 47”02. Ai la pas kampionin olimpik të Rios në 2016, australianin Kajl Çalmers, ndonëse vetëm me 4 të qindat diferencë. Në vendin e tretë doli Kliment Kolesenikov i Rusisë. Koha e dhënë prej tij, 47”02 është rekord olimpik, ndërsa më herët ai fitoi të artën në stafetën 4×100 metra stil i lirë për SHBA-në. Pritet që Dresel të konkurrojë edhe në dy gara individuale, por edhe në gara të stafetave.
Sfidanti.al