Nokaut dashurie për legjendën gjermane të boksit, Shulc!

Pesëmbëdhjetë vjet martesë për disa në ditët e sotme janë shumë. Natyrisht, jo për të gjithë, por ndodh shpesh për ata që dalin më shumë në televizor apo në gazeta, per njerëz publikë që ndoshta vetë jeta i ndan nga partnerët e partneret. Kështu i ndodhi njërit prej ish-boksierëve të Gjermanisë, njërit prej më të njohurve të viteve 90-të, Aksel Shulc. Ai u nda nga e shoqja pas 15 vitesh martesë, ndërsa kurorën e vendosën në mars 2006 në Floridë të SHBA-së. Aksel Shulci është 52 vjeç dhe ish-gruaja e tij, Patrisia është 50. Ata kanë dy vajza, Paulinën dhe Amelinën, dhe kanë premtuar se do të jenë prindër të mirë. Të dy vazhdojnë të jetojnë në Frankfurt mbi Oder, në pjesën lindore të Gjermanisë, por Akseli ka dalë shtëpi më vete sepse Patrisia është me të bijat.

Sfidanti.al