Portieri dhe kapiteni e ka provuar edhe më parë se çfarë është në gjendje që të bëjë trajneri. Manuel Nojeri dhe Hansi Fliku kanë qenë bashkë tek Bajerni ku fituan 6 trofe në një sezon, po aq sa Barcelona e Pep Guardiolës dhe ajo e Luis Enrikes, përfshi edhe Championsin e Bundesligën. Tani, ata janë bashkë në Kupën e Botës në Katar dhe veterani ka lavdërime për teknikun. “Hansi Fliku është komunikuesi më i përsosur që mund të kishte Gjermania, – thotë ai, – ai flet shumë dhe flet me të gjithë lojtarët. Komunikimi i tij është i shkëlqyer. Unë kujtoj vitin 2020 dhe finalen e Championsit. Ne kemi nevojë për këtë komunikim sepse ky Botëror në dimër është diçka e re për ne”.
Sfidanti.al