Një përfundim që e ka nxjerrë pas një viti shumë të vështirë personal. Novak Gjokoviç u vu nën presion të madh sepse nuk deshi të vaksinohej ndaj Kovidit, dhe u përjashtua nga Australia duke mos marrë dot pjesë në Australian Open pikërisht mbi bazën e diçkaje të tillë, ndërsa ndaj tij u orkestrua një fushatë e tërë sulmesh, etiketimesh dhe akuzash. Gjithsesi, njeriu i cilësuar si njëri nga “antivakserët” kryesorë të botës, flet thjesht në një intervistë për të përditshmen italiane, “La Stampa”. “Nuk është çështja se unë dua të jem fals që njerëzit të më duan, – thotë ai, – unë dua të jem vetvetja, diçka që ne po e humbasim. Nuk është e mundur t’u pëlqesh të gjithëve, por ajo që cilësohet “politikisht korrekte” na shtyn që të mos themi atë që mendojmë, atë që besojmë, pa urrejtje, me respekt dhe lirshëm. Për mua, liria e fjalës sot është thjesht një iluzion”.
Sfidanti.al