Një yll këputet nga qielli, Luka Modriç e mbyll me Kroacinë!

Ka fituar gjithçka, si askush në këto vise. Ballkani ka njohur shumë yje të futbollit, por një si Luka Modriç ndahet veç, dhe ky personalitet tashmë ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm. Kapiteni i Kroacisë do t’i japë lamtumirën kombëtares pas Kupës së Botës në Katar. Legjenda 37-vjeçare e deklaroi botërisht këtë në intervistën për FIFA-n, në emisionin e përzgjedhur me emrin “Kapitenët”. “Unë e kam të qartë se jam në një moshë të caktuar, – ishin fjalët e tij, – dhe ky do të jetë turneu im i fundit me kombëtaren e Kroacisë”.

Karrierën me ekipin përfaqësues e nisi herët, që kur luante për Dinamon e Zagrebit në nisje të viteve 2000, duke shkëlqyer në Euro 2008. Modriç e mori shpejt vetën pas dështimit në gjysmëfinale ndaj Turqi, dhe arriti kulmin në Kupën e Botës në Rusi në 2018. Ai e udhëhoqi ekipin e mbiquajtur “Të Zjarrtët” në fitoret ndaj Argjentinës së Mesit, Rusisë vendase dhe Anglisë në gjysmëfinale, për t’u ndalur vetëm nga Franca në finale. Gjithsesi, Modriç fitoi Topin e Artë të Botërorit, dhe më pas edhe Topin e Artë të “Frans Futbollit” e të FIFA-s.

Gjithsesi, njëri nga magjistarët e futbollit nuk ka ndërmend ende t’i japë fund karrierës. Pasi shkëlqeu me Dinamon e Zagrebit e Totenhemin, ai ka arritur suksese të pabesueshme me Realin. Kroati ka 5 Champions dhe 3 tituj në La Ligë, ndërsa cilësohet si një nga yjet më të mëdha të madrilenëve.

Sfidanti.al