Milani më në fund tregohet i madh në Europë, Pioli është tepër i lumtur!

Kishte besim që përpara ndeshjes dhe nuk ishte nxituar. Kjo skuadër vazhdon të rritet dhe i ka mundësitë për të qenë një “peshë e rëndë” në Champions, nëse nuk humbet “pjesët” rrugës, pra Stefano Pioli mund të jetë i lumtur. Me një Sandro Tonali gjigand, me një Leao, Mesias e Benaser në formë shumë të mirë, kuqezinjtë dolën edhe më të fortë sesa mungesat me fitoren 4-0 në Kroaci ndaj Dinamos së Zagrebit. Stadiumi “Maksimir” nuk doli i mallkuar siç ndodhi për Çelsin dhe italianët tani e kanë fatin e tyre në dorën e tyre, u mjafton një barazim me Salcburgun në “San Siro” për t’u kualifikuar. Pioli nuk dëgjon nga ai “vesh”. “Nuk do të shohim faktin se na mjaftojnë dy rezultate nga 3, – thotë ai, – do të luajmë për të fituar”. Milani ia doli edhe pse Diaz dhe Dest nuk mund të llogariteshin, po ashtu Mirante, dhe kjo është diçka që ndodh shpesh me ekipin e Piolit.

Sfidanti.al