Një qytet i bashkuar pra, le ta themi në shqip. U desh një kauzë e rëndësishme e ngritur nga Markush Rashford, që dy klubet e Mançesterit të ishin në të njëjtën “varkë”, në luftën ndaj paragjykimeve, që ekzistojnë edhe në Britaninë e Madhe. Rashfordi bindi kryeministrin Xhonson që të siguronte vakte ushqimi për 1.3 milionë nxënës në nevojë (për shkak të koronavirusit) gjatë pushimeve verore.
Një njeri i mediave, ish-biznesmene, dhe opinioniste, e quajtur Keti Hopkins, doli kundër vendimit të qeverisë dhe kundër fushatës së Rashfordit. Ajo postoi një foto në faqen e saj Instagram, ku shfaqej me fanelën e Mançester Sitit, duke bërë duel ndaj Rashfordit. “Dukem e nxehtë me ngjyrë blu, – shkroi Hopkinsi, – mendoni se gratë duhet të mendojnë sesi duhet t’i ushqejnë fëmijët, përpara sesa t’i lindin? Unë nuk dua që të paguaj për të ushqyer fëmijët e të tjerëve. Edhe ti je i mirëpritur. Faleminderit! Keti Hopkins”!
Gjithsesi, Mançester Siti reagoi pas këtij postimi të Hopkinsit, duke lëshuar mesazhin e tij. “Jo me ngjyrën tonë blu, – shkruhej aty, duke nënkuptuar se fanela e Hopkinsit nuk ishte e Sitit, pra që Siti nuk ishte dakord me mendimin e saj, – punë e paqme Markus”!
Sfidanti.al