Nga yll futbolli, në kafexhi në Zagreb, i tillë Mark Viduka!

Prejardhja e tij është pikërisht kroate, me prindër të larguar në vitet 60-të nga Jugosllavia e dikurshme dhe vendosur në Australi. i tillë Mark Viduka, djali i babait Josip dhe nënës Milka, që lindi pikërisht në kontinentin australian, pastaj luajti për Dinamon e Zagrebit (me emrin atëherë, Kroacia), për Sëlltikun, Lids Junajtidin, Midëllsbroun dhe Njukasëllin, si dhe për ekipin përfaqësues të Australisë.

Pasi shënoi më shumë se 200 gola në karrierë, Marku e la futbollin, dhe tani zotëron një kafene në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb (në foto). Në një intervistë për televizionin amerikan, ESPN, Viduka thotë se sot ka më pak presion sesa kur ishte futbollist, por gjithsesi duhet të ketë kujdes për ta bërë kafen e mirë, ndryshe i largohen “myshterinjtë”. “Besoj se tani jam bërë një banakier i mirë”, – pohon 44-vjeçari, që mbetet i famshëm për forcën e tij fizike, shpejtësinë dhe nuhatjen për portën.

Sfidanti.al